Vendosni fjalën kyçe....

Organizata nga Elbasani përfaqëson Shqipërinë në Forumin e Stokholmit, Rudina Çollaku: Bashkëpunimi rajonal kyç për paqen dhe sigurinë


Në Forumin e Stokholmit 2021 për Paqen dhe Zhvillimin, Shqipëria u përfaqësua nga Qendra e Gruas për Zhvillim e Kulturë, me qendër në Elbasan.

Në një takim online, me pjesëmarrës nga rreth 150 vende të botës, drejtuesja e Qendrës, Rudina Çollaku referoi në panelin e veçantë, me fokus kryesor forcimin e grave, paqes dhe sigurisë.

Ky ishte një nga panelet më të rëndësishëm të Forumit të Stokholmit, pasi, bashkë me drejtuesen e Qendrës së Gruas për Zhvillim e Kulturë, Rudina Çollaku, referuan Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo.

Në panelin “Të rrënjosura në nivel lokal, të lidhura në nivel rajonal: Ndërtimi i partneriteteve midis shoqërisë civile dhe organizatave rajonale për të përshpejtuar Axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë”, Rudina Çollaku trajtoi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit midis organizatave vendase dhe atyre rajonale për ndërtimin e paqes, nxitjen e sigurisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e ekstremizmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *