E mbani mend ish-sulmuesin legjendar të Realit të Madridit, Raul Gonzales.
Pasi ‘vari këpucët në gozhdë’ pas një karriere të gjatë e fantastike te madrilenët, Raul është zhdukur nga skena dhe nëse çuditeni se ku ndodhet, ai po drejton ekipin e dytë të Realit të Madridit si trajner.
Sipas mediave gjermane, sezonin që vjen ai mund të marrë drejtimin e Frankfurtit në Bundesligë duke zëvendësua trajnerin Adi Huter.
Këtë sezon, Frankfurti ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke mbajtur vendin e katërtnë renditje kur nga fundi i kampionatit kanë mbetur edhe tre javë, duke qenë shumë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.