Vendosni fjalën kyçe....

Çelet lotaria për të vrarë bizonët në SHBA, vërshojnë kërkesat me më shumë se 45 mijë aplikantë


Mbi 45,000 persona kanë aplikuar për të vrarë bizonët në Grand Canyon pasi Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA-së (NPS) kërkoi vullnetarë për të ndihmuar në mbipopullimin e kafshëve.

Parku kombëtar i famshëm në Arizona po kërkon 12 ‘vullnetarë të aftë’ për të zvogëluar tufën, e cila është rritur aq shumë saqë ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedis.

Ngjarja nuk po klasifikohet si ‘gjueti’, pasi gjuetia është e ndaluar në parqet kombëtare të SHBA-së.

Disa ambientalistë kanë paralajmëruar se kjo ngjarje mund të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Lotaria u hap të hënën dhe u mbyll pas 48 orësh me 45,040 aplikantë.

Fillimisht do të zgjidhen 25 emrat fillestarë. Pasi të verifikohen nga zyrtarët e parkut për aftësitë e tyre, duke përfshirë gjuajtjen me armë zjarri, 12 personave do t’u jepet mundësia të vrasin një bizon në zonën e parkut.

Bizonët mund të peshojnë mbi 900 kilogramë ndërsa ndjekja e kafshëve do bëhet në një terren të thyer, shkëmbor dhe nganjëherë me dëborë, me lartësi që tejkalojnë 2,440 metrat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *