Çdo vit që nga viti 1997, Administrata e Sigurimeve Shoqërore të SHBA-së (SSA) ka lëshuar një listë me emrat më të përdorur të foshnjave për vitin respektiv. Agjencia ka treguar se emrat më të përdorur për foshnjat gjatë shekullit të kaluar kanë qenë James dhe Mary.
Lista e emrave kryesorë të foshnjave për vitin 2020 është publikuar me Olivia dhe Liam që vijnë si emrat më të përdorur për vajzat dhe djemtë, përkatësisht.
Një njoftim i lëshuar SSA-ja të premten thotë se ‘prindërit vendosën t’u përmbahen emrave të njohur, me tre kryesorët për vajzat – Olivia, Emma dhe Ava dhe djemtë, Liam, Noah, dhe Oliver.
“Olivia dhe Liam janë edhe njëherë emrat më të përdorur të Amerikës në vitin 2020”, shton njoftimi.
“Në fakt, nga të dy listat me 10 emrat më të përdorur vetëm dy të tillë ndryshuan, me emrat tradicionalë Henry dhe Alexander që nxorën jashtë liste Mason dhe Ethan.” – vijoi njoftimi.