Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët japonezë gjejnë lidhjen interesante mes hundës dhe organeve gjenitale


Në vitin 2011, një studim i kryer nga studiuesit koreano-jugorë zbuloi një lidhje midis madhësisë së një penisi dhe raportit të gishtit unazë me gishtin tregues – sa më shumë që gishti unazë i një njeriu të krahasohej me gishtin e tij tregues, aq më e madhe ishte madhësia e organeve gjenitale të tij.

Këtu ka një lajm të mirë për ithtarët e teorisë ‘madhësia ka rëndësi’. Shkencëtarët japonezë pretendojnë se për të kuptuar se sa e madhe është pesni ii një njeriu, duhet parë hunda e tij. Në studimin e tyre, pas së cilës përralla e Pinokut nuk do të jetë më e njëjta, studiuesit nga Universiteti i Mjekësisë i Prefekturës së Kiotos ekzaminuan trupat e 126 burrave të vdekur japonezë.

Ata zbuluan se ata me hundë më të shkurtër (4,5 cm) kishin penisein më të vogël (10,3 cm), ndërsa burrat me hundë më të madhe (5,5 cm) kishin penisë më të madh (13,4 cm).

Sipas gjetjeve të studimit, që u botua së fundmi në revistën Basic and Clinical Andrology, ekziston një lidhje mes gjatësisë së hundës dhe gjatësisë së një penisi të ngrehur.

Mite të ndryshme sugjerojnë që dikush mund të kuptojë masën e penisit të një njeriu duke parë madhësinë e këmbëve, duarve, mollës së Adamit si dhe lartësinë e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *