Vendosni fjalën kyçe....

Masa e pazakontë, Britania do hetojë grabitjet e qenve gjatë karantinës pas rritjes me 170% të zhdukjes së tyre


Qeveria britanike ka nisur një ekip që do përkushtohet për të trajtuar vjedhjet e kafshëve shtëpiake, pasi rrëmbimet e qenve u rritën me 170% gjatë bllokimit të koronavirusit në vitin 2020.

Qeveria njoftoi formimin e ekipit të shtunën, duke thënë se misioni i tij ishte ‘të mblidhte prova për të kuptuar faktorët që mund të kenë çuar në rritje e grabitjeve të kafshëve dhe të rekomandojë çdo masë të nevojshme për të trajtuar problemin’.

“Task Forca do të përdorë në këtë problematikë mesimë të suksesesshme në trajtimin e llojeve të tjera të vjedhjeve, të tilla si vjedhja e telefonit celular ose sendeve të çmuara për ë zgjidhur në mënyrë më efektive tregun e paligjshëm të kafshëve dhe ata që janë të përfshirë në të,” thuhet në një njoftim për shtyp.

Në fillim të këtij viti, organizata bamirëse ‘DogLost’ njoftoi se kishte pasur një rritje prej 170% të rrëmbimeve të qenve në vitin 2020, me 465 raste të regjistruara, krahasuar me 172 në vitin 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *