Banorët e lagjeve të varfëra në Rio de Janeiro të Brazilit u mblodhën në protestë pasi policia kreu një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e qytetit. Numri i të vrarëve në operacion është rritur në 28.
Shefi i Policisë Civile të Rios, Allan Turnowski u tha gazetarëve se të vdekurit ishin shitës droge që ‘qëlluan drejt oficerëve për t’i vrarë’.
Fillimisht u raportua se sulmi i policisë së së enjtes në komunitetin Jacarezinho la 25 të vdekur, duke përfshirë një oficer të njësisë së drogës i cili u qëllua në kokë.
Ishte menjëherë e qartë se operacioni ishte veprimi më vdekjeprurës i policisë në historinë e qytetit dhe i dyti më vdekjeprurësi në shtetin Rio de Janeiro në 16 vjet. Lagjet e varfra si Jacarezinho, të njohura edhe si favelas, janë të rrënuara nga krimi i shfrenuar dhe varfëria.
Bastisja shkaktoi zemërim midis politikanëve të opozitës , personave publikë dhe vendasve në mediat sociale, me shumë që e përshkruan atë si një masakër të pastër.
Vendasit i thanë medias se policia vrau një të dyshuar të paarmatosur dhe të plagosur i cili u përpoq të fshihej në shtëpinë e një banori tjetër.