Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë Rama se ka përdorur buxhetin e shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit nga pagesat për tërmetin.
Duke iu referuar të dhënave të Open Data, Tabaku shprehet se 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për blerjen e votës, pasi sipas saj, shpërndarja e fondeve për tërmetin është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral.
“Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.
Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.”– shkruan zonja Tabaku.