Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram” se i k ardhur një dhuratë e veçantë nga ekipi i tij i zemrës, Juventusi.
Bëhet fjalë për një bluzë që mban emrin e tij dhe numrin 3, për t’i uruar fitoren e mandatit të tretë.
Teksa publikon foton e bluzës, Rama jep edhe një këshillë për Interin që ka fituar kampionatin Italian, duke thënë që të marrin shembull nga vetë ai dhe të kenë respekt për të mundurin. Më shumë se sa këshillë kjo duket si një thumb për kundërshtarët e tij politikë.
“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë
# GrazieJuve *ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”– shkruan Rama.
Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit arriti të siguronte 74 mandate, duke lënë demokratët me 59 mandate, LSI-në me 4 mandate dhe PSD me 3.