Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Berat-Skrapar ku një mjet ka rënë nga ura në shtratin e Lumit Osum.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërtop ku 28-vjeçarja Anxhela Ibra ka rënë nga ura e Vërtopit me mjetin e saj tip ‘Audi’ me targë AA723LK disa metra poshtë.
Drejtuesja e mjetit është plagosur rëndë ndërsa bashkëudhëtari i saj nuk ka pësuar lëndime të rënda.
E plagosura është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit e më pas është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në Tiranë.