Një pastor, i cili u bë viral në rrjetet sociale pasi përzuri policinë nga kisha e tij, pasi ajo kishte vajtur të prishte festën e Pashkëve për shkak të kufizimeve Covid-19, është arrestuar nga policia pak javë më vonë. Ai i ndalua pasi kishte shkelur kufizimet Covid-19. Pamjet e arrestimit dramatik u postuan në kanalin e tij në YouTube.
Pastori Artur Pawlowski, nga Calgary, Alberta, doli në krye të lajmeve muajin e kaluar pasi ai kritikoi policinë për përpjekjen për të mbyllur një shërbim të Pashkëve që shkelte kufizimet e vendosura. Në një video virale, Pawlowski dëgjohet duke u bërtitur oficerëve ‘Nazistë’ dhe ‘Gestapo’ që të largohen ‘menjëherë’ e të mos kthehen pa një urdhër gjykate.
Megjithëse policia u tërhoq, duket se autoritetet ishin të vendosura të ndalonin pastorin nga mbajtja e shërbimeve kishtare. Më parë këtë javë, Shërbimet Shëndetësore të Albertas morën një urdhër gjykate, që lekonte focat e zbatimit të ligjit që të vinin gjoba apo të bënin arrestime ndaj personave që shkelnin kufizimet.
Policia e Calgary më pas i çoi pastorit urdhrin e ndalimit po ai edhe pse e pranoi atë i shpërfili ‘kërkesat për distancën shoqërore, veshjen e maskave dhe numrin e të pranishmëve në shërbesat fetare.
Të shtunën, një makinë me Pawlowskin dhe vëllain e tij, Dawid, u ndalua nga policia. Incidenti u filmua nga drejtuesi i automjetit.