Katër pacientë kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Personat që kanë humbur jetën janë nga Gjirokastra, Berati, Pogradeci e Fushë Arrëzi të moshave 51-79 vjeç.
Së fundmi janë kryer 1444 testime ku janë zbuluar 30 raste të reja.
Në spitalet covid në vend po mjekohen 99 pacientë nga të cilët 6 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.