Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Ka shumë elementë që i bëjnë të paligjshme zgjedhjet e 25 prillit, duhen përsëritur si në Austri


Analisti Fatos Lubonja ka thënë ditën e sotme se nëse vendi kërkon të futet në Europë, duhe të vendosë standarded e saj e për këtë arsye duhet t’i përsërisë zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ai tha se në kushtet ku opozita e quan 25 prillin si masakër elektorale duke pretenduar shkelje të shumta të dokumentuara, atëherë rezultati i zgjedhjeve nuk ka asnjë kuptim.

Lubonja solli si shembull zgjedhjet vendore në Austri në vitin 2016, ku zgjedhjet u ripërsëritën në mbarë vendin pasi dy qendra votimi ishin mbyllur para afatit.

“Oferta e kryeministrit Rama ndaj PD-së dhe pretendimi i tij për të fituar mandatin e katërt është për të na bërë ne që ta quajmë normale atë që ndodhi, që ishte masakër elektorale. Të mos merremi me përgjegjësitë që ka Rama. Do të kemi një opozitë që do e drejtoj unë, është nënteksti. Edhe njëkohësisht sikur të rrini urtë gjithçka do të shkojë mirë për shqiptarët. Ka përgjegjësi Basha, por legjitimimi i këtij sistemi, i blerjes së votës, do të na çojë në blerjen e shqiptarëve më keq. Nga një regjim korruptivo-mediatik, më shumë me fjalë, me presione, nesër do të kalosh në një regjim policor, ku policia bëhet më aktive.” – tha Lubonja.

Ai shtoi se edhe fakti i përdorimit të 40 milionë euro si dëmshpërblim ndaj qytetarëve në fushatë është i paligjshëm dhe mjafton si argument për të anuluar zgjedhje.

“Janë shumë elementë, elementi i rreth 40 mln eurove në fushatë elektorale është i paligjshëm. Është ky argument i mjaftueshëm për të anuluar zgjedhjet, unë them se po. Për dy qendra votimi që u mbyllën para kohe në Austri, u përsëriten zgjedhjet. Kemi përdorim të madh të lekut dhe administratës që është skandal. Lexova që ka një ankesë në Shkodër, që është kapur nga shefi i policisë një njeri i inkriminuar me këto karta ID, me lekë, etj, e sipas lajmit që pashë, është ndërhyrë nëpërmjet kandidatit të PS, tek kryeministri që ka marrë në tel shefin e policisë dhe ka liruar personin në fjalë. Nëse kjo vërtetohet që është e vërtetë, mendoj që nuk mjafton ky fakt? Fakti i Elbasanit që u vërtetua që kishte materiale, nuk mjaftojnë këto nëse marrim standardin evropian. 84 mijë votat e pavlefshme, në Shkodër dilte që janë 6 mijë vota të pavlefshme.” – shtoi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *