Arkitekti gjerman Helmut Jahn, projektuesi i aeroporteve nga Çikago në Bangkok dhe Qendrën Sony të Berlinit ka humbur jetën në një aksident me biçikletë.
Helmut Jahn, i lindur në Gjermani, një arkitekt kryesor postmodernist, punimet e të cilit përfshinin qendrat e kongreseve nga Doha në Shanghai dhe projektet e aeroportit nga Çikago në Bangkok, ka vdekur në moshën 81-vjecare pas një aksidenti me biçikletë.
Jahn thuhet se ishte duke ecur me biçikletë të shtunën pasdite në Campton Hills, Illinois, kur u godit nga dy makina që shkonin në drejtime të kundërta. Policia tha se çiklisti nuk arriti të sinjalizonte se do ndalonte në një kryqëzim përpara se të goditej për vdekje.
Pasi mbaroi studimet në Technische Hochschule në Mynih, Jahn erdhi në Çikago në 1966 për të studiuar nën Ludëig Mies van der Rohe, një nga krijuesit e arkitekturës postmoderniste.
Projektet kryesore të Jahn në Çikago përfshijnë ‘Citigroup Center’, ‘United Airlines Terminal’ në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare, Bibliotekën Mansueto dhe ndërtesën e zyrës së qeverisë ‘James R. Thompson’. Ai gjithashtu projektoi ‘One Liberty Place’ në Filadelfia.
Jahn la gjurmët e tij në vendin e tij të lindjes, ku ai projektoi disa vepra të rëndësishme.