Sekretari ligjor në PD deklaroi mbrëmjen e sotme se ka nisur një betejë për të faktuar që 25 prilli ka qenë një masakër elektorale.
Çlirim Gjata ishte i ftuar në Syri TV, ku tregoi edhe për katër kolonat mbi të cilat do vijojë beteja ligjore.
Ai shtoi se PD-së i janë ofruar kriminelë e banda për të bashkëpunuar për zgjedhjet e 25 prillit po nuk i ka pranuar dhe nuk do e bëjë këtë pasi nuk ka ndërmend të vijë në pushtet me krimin.
“Ajo që është e rëndësishme dhe që ka hapur betejën është që 25 prilli ka qenë një masakër elektorale dhe që shkatërrron të gjithë demokracinë. Ne kemi hapur një betejë për shkak të masakrës Rama-Doshi.
Kemi qindra prova dhe fakte që i kemi depozituar në KQZ. PD nuk është parti që lidhet në formë të shkurtër me bandat. Ne kërkojmë që Shqipërinë ta çojmë në Bashkimin Evropian, prandaj po merremi edhe me procedurat. Ne planin tonë e kemi mbështetur në 4 kolona.
1-Ne kemi provuar se si është shit-blerë vota dhe presioni ndaj votuesve
2-Kemi angazhimin e shtetit me asetet e tij, administratën, punësimet, legalizimet, pagesa si të luftës, të përkrahjes sociale etj.
3-Bashkëpunimi i kësaj qeverie me krimin e organizuar si edhe futja në parlament e përfaqësuesve të elementëve kriminalë. Ka prova sa të duash.
4-Dhe ajo që ka tmerruar edhe faktorin ndërkombëtar, është sistemi i patronazhimit. Marrja e të dhënave personale, personave të cilët militojnë në këtë parti dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan.” – tha ndër të tjera Gjata.