Vendosni fjalën kyçe....

Terrorizuan banorët duke qëlluar me armë në ajër/ Arrestohen 4 të rinjtë në Berat, policia u gjen dhe kanabis në banesë


Policia ka arrestuar katër të rinj në Berat, të cilët akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Derobonik, ku banorët janë terrorizuar nga të shtënat me armë. Pas ngjarjes, policia ka ushtruar një kontroll në banesat e të rinjve, ku përmes armës së zjarrit kanë gjetur dhe sekuestruar edhe disa fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë.

NJOFTIMI I POLICISË

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona. Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur M. Z., 17 vjeç.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një zonë malore në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë krehur zonën, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *