Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 27-vjeçarit tek “5 Maji”, vetëdorëzohen në polici edhe 4 shokët e tjerë të viktimës


Vetëdorëzohen në polici edhe katër personat e tjerë të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi ishin prezent kur u qëllua për vdekje Mehmet Qema mbrëmjen e kaluar në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Mësohet se janë dorëzuar të gjithë shokët që gjendeshin në tavolinë në momentin e ngjarjes: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Më herët kujtojmë se ishte dorëzuar edhe Frenkli Myftari, si dhe personi që qëlloi me armë, Marjus Dema.

Ky i fundit sipas “ABCNews” ka tentuar të kryejë vetëvrasje pasi ka qëlluar shokun, por ia kanë marrë armën nga dora shokët e tjerë.

Dema mohon të ketë pasur si qëllim të vrasë shokun e tij por e ka konsideruar ngjarjen aksidentale. Në dëshminë e tij para policisë, ai është shprehur se nuk e dinte se arma kishte qenë e mbushur, pasi atë nuk e kishte sjellë ai por vetë viktima.

Akuzat ndeaj Demës janë shtuar, pasi në ambientin ku ndodhi ngjarja policia ka gjetur edhe pajisje për prodhimin e bitcoin, të cilat i ka sekuestruar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *