Vendosni fjalën kyçe....

“Fitorja e PS-së është fitorja ime, kemi luftuar përditë për suksesin” – Mesazhi i kreut të PS në Tiranë


Kreu i PS-së së Tiranës, Ervin Bushati, shkruan se fitorja e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit është fitorja e tij.

Në një rëagim në Facebook, Bushati shkruan se PS është forca më e madhe politike në vend dhe më e hapura që ka sjellë kapitale të reja në fushë duke qenë e aftë të rinovojë grupin parlamentar.

Ai shton se gjysma e qeverisë që nga viti 2013 ka qenë me zonja e vajza duke qenë ndër qeveritë e para në Europë me barazi gjinore.

Bushati thekson se është luftuar përditë për fitoren e PS-së që ka tashmë rreth 19 mijë vota më shumë. Në fund Bushati shkruan se ndihet krenat për socialistët e Tiranës për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.

“Fitorja e PS është Fitorja ime. 

PS-Forca më e madhe politike në vend, ajo që ndryshon për t’i paraprirë ndryshimit.

PS- Forca më e hapur që ka sjellë kapitale të reja në fushë, e aftë të rinovojë grupin parlamentar, forumet kryesuese & të ketë njerëz të rinj nga të gjitha fushat.

Gjysma e qeverisë që nga 2013 ka qenë me zonja & vajza, pra ndër qeveritë e para në Evropë 50/50 barazi gjinore në Këshillat Bashkiakë, garën për Bashki & 8 nga 12 qarqet e vendit drejtoheshin në lista nga zonjat. Gjithmonë kemi qenë pararendës të ndryshimit sepse Besojmë tek Ndryshimi.

Kemi luftuar përditë për të fituar PS-ja dhe ajo tashmë ka Fituar! +19.042 vota më shumë, janë rigjeneruar strukturat & janë shtuar mbi 7 mijë anëtarë të cilët janë përkthyer në vota.

Kanë qenë dy vite të vështira, por ne kemi qenë pranë qytetarëve për t’i ndihmuar me tërmetin & pandeminë, qoftë psikologjikisht përveç kontakteve fizike apo ndihmave. Është bërë një punë e madhe e cila është për t’u falenderuar.

Sot ndihem krenar për gjithë socialistët e Tiranës për rezultatin e arritur!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *