Një godinë 13-katëshe në Gaza është rrafshuar në tokë, pasi pretendohet se ishte goditur nga sulmet me raketa nga aeroplanët luftarakë izraelitë mes konfliktit të vazhdueshëm midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë, sipas mediave vendase.
Në pamjet në internet që pretendojnë të tregojnë shkatërrimin e bllokut të banimit, shpërthimet mund të shiheshin para se të ngriheshin tufa të mëdha tymi të zi dhe kulla të rrëzohej.
‘The Jewsish Press’ raportoi se dy raketa ishin qëlluar ndaj Kullës Hanadi në Gaza rreth orës 7:30 pasdite në një paralajmërim të dukshëm të një sulmi ajror që po niste.
Gazeta gjithashtu pretendoi se ata që ishin brenda ndërtesës kishin marrë paralajmërime me mesazhe nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për t’u larguar nga godina.
Gazeta ‘Alquds Alarabi’ raportoi se shtëpitë aty pranë ishin dëmtuar nga shpërthimet. Nuk ka raportime për viktima.
Mediat arabe e lidhën incidentin me një mesazh që Abu Ubaida, një zëdhënës i krahut të armatosur të organizatës ushtarake palestineze Hamas, postoi në kanalin e tij Telegram duke paralajmëruar forcat izraelite kundër shënjestrimit të civilëve.