Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi të hidhej nga skelat e Muzeut, qytetari: Po më cenojnë me konkurrencë të padrejtë, policia e Tropojës më bën presion


Të tjera detaje zbulohen lidhur me rastin e qytetarit që u ngjit në skelat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe kërcënoi të hidhej nga lartësia.

Admir Jahelezi, është  pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë.  Siç shkruan portal “Shqiptarja.com”, ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar atij licencën duke favorizuar persona të tjerë që mbrohen me forcë nga Policia e qarkullimit në Tropojë.

Ai madje shton se është kërcënuar dhe i është bërë presion nga policia në Tropojë dhe Qafë Morinë, deri në Milot.

Qytetari thotë se kishte marrë borxhe dhe kredi për të themeluar kompaninë e tij, por është konkurruar në mënyrë të padrejtë.

“Kam pasur presion nga Policia e qarkullimit në Tropojë, nga policia e qarkullimit nga Qafë morina deri në Milot, jam kërcënuar me jetë, kam 3 vjet që bëj luftë me kompanitë e tjera.”- tha Jahelezi.

Admir Jahelezi hipi sot në skelat e vendosura për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia. Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi.

Ai bërtiste dhe kërcënonte nga lartësia se do të hidhej, nëse atij nuk i lidhej një kontratë pune. Por pas negociatave me policinë, u bind që të zbriste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *