Vendosni fjalën kyçe....

Ankesat për tenderët, 71% s’janë dakord me vlerësimin e ofertave


Operatorët ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit në 71% të rasteve, kur paraqesin një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, nuk janë dakord me vlerësimin e ofertave që bëjnë institucionet.

Të paktën dy janë arsyet kryesore që lidhen me ankimimet dhe kjo ka të bëjë me fazën e dokumenteve dhe specifikimeve teknike kur procedura është hapur nga institucionet dhe e dyta ajo kur hapen ofertat.

Sipas KPP në vitin 2020 nga 741 ankesa në total të paktën 29 për qind lidhej me pjesën e dokumenteve. Por cilat janë ankesat e paraqitura?

Në këto raste operatorët kërkojnë kryesisht respektimin e rregullave për përcaktimin e fondit limit sipas fushës që i përket objekti i prokurimit. Po kështu respektimin e rregullave për përzgjedhjen e llojit të procedurës sipas kufijve përkatës monetarë (procedurë e hapur, e kufizuar, kërkesë për propozim, procedura me negocim, konkurs projektimi, shërbime konsulence, marrëveshje kuadër), si dhe afateve specifike për dokumentet e tenderit dhe njoftimet në lidhje me to,

Në raste të tjera respektimin nga autoritetet kontraktore të kërkesave të ligjit për hartimin e specifikimeve teknike sipas përcaktimeve në nenin 23 të ligjit dhe në rregullat përkatëse të prokurimit.

Sipas KPP mund të kërkohet edhe respektimi i rregullave për hartimin e kërkesave dhe dokumenteve provuese në lidhje me kriteret e kualifikimit, sipas përcaktimeve në nenin 46 të ligjit dhe në rregullat përkatëse të prokurimit.

Së fundmi edhe ankesa për ruajtjen e zbatimit të parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit, në rastet kur autoritetet kontraktore në hartimin e kërkesave të cilësisë, vendosin kërkesa të tepërta, të panevojshme ose pa lidhje me objektin e prokurimit për certifikime e akreditime kombëtare ose ndërkombëtare.

Për rastin e vlerësimit të ofertave kur zënë vend 71 për qind e ankesave KPP vlerëson se operatorët ekonomikë pretendojnë se u është bërë skualifikim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i ankimuesit nga ana e autoriteteve kontraktore për mospërmbushje të kritereve kualifikuese dhe/ose specifikimeve teknike.

Ankesa mund të bëhet nga operatori kur gjykohet se është bërë kualifikim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit i ofertuesve të tjerë të ndryshëm nga ankimuesi duke u anashkaluar kërkesat e vendosura nga vetë autoritetet kontraktore për përmbushje të kritereve kualifikuese dhe/ose specifikimeve teknike.

Po kështu kur konstatohet mosrespektimi i rregullave për njoftimet dhe komunikimin me pjesëmarrësit në një procedurë prokurimi ose mosrespektimi i afateve dhe procedurave të kualifikimit dhe përzgjedhjes nga autoritetet kontraktore, duke kërkuar anulimin e procedurës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *