Ndërsa presim verën të mbërrijë, mbrëmjen e kaluar pjesa veriperëndimore e Shqipërisë u përfshi nga reshje të dendura të shiut që kanë sjellë edhe dëme në disa zona.
Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative.
Në qytetin e Pukës për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin. Por përpos kësaj, është këputur linja 35 kv e Fushë-Arrëzit dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike.
I gjithë territori i Pukës prej mesnatës është pa energji elektrike.
Shkodra gjithashtu është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës, me reshje të forta breshëri që kanë zbardhur qytetin, në një mënyrë gtë pazakonte për muajin maj.
Në disa rrugë të Shkodrës, kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.