Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrën e qytetarëve të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës deri më sot.
Sipas Ministres deri më tani janë vaksinuar me të dyja dozat më shumë se 200 mijë qytetarë.
“Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19, teksa vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin”-shkruan Manastirliu.