Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, boksieri dhe komentatori i njohur i boksit, Ahmet Golemi.
Lajmin e hidhur e ka dhënë i biri, përmes rrjeteve sociale.
Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion në Shqipëri. Ai do të mbahet mend edhe si komentatori i boksit në vend, duke marrë dhe çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti.