Vendosni fjalën kyçe....

Sulm ajror ndaj kampit të refugjatëve në Gaza, vriten tetë persona


Një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza ka vrarë të paktën tetë persona, shumica e tyre fëmijë, sipas raporteve të shumta, ndërsa avionët luftarakë izraelitë vijojnë të godasin enklavën e bllokuar palestineze.

Ushtria izraelite hodhi të paktën tre bomba në një shtëpi tre katëshe në kampin e refugjatëve al-Shati herët në mëngjes të shtunën, sipas një dëshmitari të cituar nga ‘Times of Israel’.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, fillimisht tha se bëhej fjalë për 7 viktima, ai tha se shifra pritej të rritet, pasi viktima të tjera besohet të jenë varrosur nën rrënoja.

Raportet pasuese vunë në dukje tetë viktima, teksa në vend ka nisur një operacion shpëtimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *