Dy këmbësore janë lënduar në Tiranë, pasi janë përlasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Vasil Shantos’, ku 47-vjeçarja me inicialet F.Z., ka dalë nga rruga me mjetin e saj duke përfundar në një stacion autobusi.
Dy këmbësoret e lënduara në aksident janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”