Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit


Ushtria izraelite thotë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamasit, në një valë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.

Izraeli ka publikuar një video nga shpërthimi me bombë, ku goditet shtëpia e Yahya Sinwar, udhëheqësi i përgjithshëm i grupit të Hamasit.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur jo vetëm shtëpinë e Yahya Sinwar por dhe të vëllait të tij Muhamed Sinwar, të cilin e përshkroi si kreun e logjistikës dhe fuqisë punëtore për Hamasin. Të dy rezidencat kishin “shërbyer si infrastrukturë ushtarake” për Hamasin.

Nuk kishte raporte për fatin e dy vëllezërve.

Reporteri i BBC-së Rushdi Abualouf tha për sulmet ajrore në Gaza: “Unë kurrë nuk kam mbuluar sulmet ajrore me kaq intensitet, shpërthimet janë kudo në Gaza, ka vështirësi në komunikimin me zyrtarët për të zbuluar se ku janë sulmet.”

Siç shkruan BBC, duke iu referuar deklarimeve të zyrtarëve atje, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 26 njerëz herët këtë të dielë. Militantët palestinezë po ashtu qëlluan me raketa në drejtim të Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, mes thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar.

Që nga fillimi i luftimeve të hënën të paktën 174 njerëz janë vrarë në Gaza, përfshirë 47 fëmijë dhe 29 gra, ndërsa 1 mijë e 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Izraeli nga ana tjetër thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve.

Sipas zyrtarëve izraelitë, dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet e militantëve ndaj Izraelit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *