Në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në Partia Demokratike pas zgjedhjeve ka ndodhur edhe përplasja e drejtpërdrejtë mes Kryetarit Basha dhe anëtarit Fatbardh Kadilli.
Mëseohet se gjatë mbledhjet Kadilli i ka thënë Bashës se nuk është i pazëvendësueshëm duke i kërkuar dorëheqjen.
“Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme” i është drejtuar Kadilli-Bashës.
Gjithashtu Kadilli ka cilësuar Bashës si një humbës për keqmenaxhim të fushatës pasi sipas tij nuk ka përfshirë askënd gjatë saj duke drejtuar pa forume
“Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”-ka thënë Kadilli.