Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS), ku po hapen 24 kuti të materialeve zgjedhore të qarkut të Beratit, ka patur debate mes palëve.
KAS po hap kutitë për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet. Kjo pas ankimimit të LSI-së në KAS, ku ka kërkuar dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi në qarkun e Beratit e për rrjedhojë rinumërimin e kutive.
Por mes avokatit të LSI-së dhe përfaqësuesit ligjor të PS-së Eridian Salianjika patur debate lidhur me raportin e mbylljes, i cili në disa qendra votimi nuk është futur në kutinë e duhur, por në valixhen e pajisjes PEI.
Avokati i LSI-së thotë se këto raste ngrenë dyshime mbi përllogaritjen e numrit të votuesve, ndërsa shton se nuk ka siguri që nuk është hapur valixhja e pajisjes PEI.
DEBATI
Altin Kaziaj: Nuk kemi të bëjmë me lapsus. Kush paska votuar në këto qendra votimi? Si e kanë llogaritur numëruesit numrin e votuesve kur nuk kanë pasur procesverbal?
Eridian Salianji: Numrin e zgjedhësve, numëruesit e nxjerrin nga procesverbali i mbylljes së votimit. Kur mbyllet kutia e votimit shënohet numri i zgjedhësve. Thjesht për të bërë check-imin duhet ky i PEI-t. Edhe sikur të mos jenë këto dyja ka material të bollshëm zgjedhor për tu hetuar.
Altin Kaziaj: Udhëzuesi normon pjesën e procedimit të pajisjeve PEI. Z. Salinji ku e gjeni sigurinë që thoni që ky procesverbal i mbylljes së PEI-it, i cili është në valixhen e PEI-t, nuk është futur aty më përpara?! Përpara se ti jepet KQV-së, sekretarit dhe kryetarit për të bërë evidencat përkatëse? Ku e gjeni ju sigurinë që qenka futur në valixhe edhe nuk qenka hapur më?