Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me kokainë në makinë, gjykata lë në “arrest me burg” efektivin e RENEA-s dhe Dedë Nimanin, dëshmia e këtij të fundit


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, i cili u kap pak ditë më parë me 1 kilogramë kokainë në makinë.

Po ashtu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa miku i këtij të fundit Luan Gaçi është lënë në “arrest shtëpie”.

Gaçi nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë.

Sjellim ndërmend se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin që ndërhyri policia, ata hodhën një pako me kokainë.

Sakaq zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit në Gjykatën e Tiranës, lidhur me akuzat për trafik droge. Nimani ka deklaruar se dy personat e tjerë të arrestuar nuk kanë lidhje dhe se ai vetë është detyruar të shesë drogë për shkak të vështirësive ekonomike.

 “Për arsye ekonomike dhe situatës shëndetësore times dhe të famniljes time në pamundësi të çdo lloj mënyre tjetër të jetesës kam qenë i interesuar të shes drogë për të jetuar. Për këtë arsye dhe pasi jam interesuar kam mësuar se në zonën e Plepave në Durrës është një person që shet drogë. Kam marrë si taksi një të njohurin tim që quhet Luan të cilit nuk i kam treguar arsyen e vërtet dhe së bashku kemi shkuar deri në Plepa. Nuk desha që ai të dinte se ku e marr drogën dhe as kë takoj, për këtë arsye i kam thënë Luanit nisu dhe më prit rrugës së Ndroqit. Pasi e kam ble drogën kam dalë në rrugë dhe që të mos bie në sy, kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur një makinë të cilës i kam bërë shenjë dhe ka ndaluar.

Kam hipur në këtë makinë, pakon e drogës e vura në bagazh sepse kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime. Në rrugë kur kam parë makinën e Luanit të ndaluar i kam thënë këtij shoferit të rastit të ndalonte pasi nga aty deri në Tiranë do të vija me Luanin. Në momentin që kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin të më jepte pakon time pa e ditur se çfarë ka në të ndërkohë ka ndëhyrë policia dhe na ka arrestuar të gjithëve.

Dua të deklaroj me përgjegjësi se as Luani dhe as shoferi të cilit nuk ja mësova dot emrin nuk kan patur dijeni për lëndën narkotike. Gjithë përgjegjësia është e imja dhe ju kërkoj ndjesë Luanit dhe këtij shoferit që ndaloj të më bënte nder për situatën e krijuar! Kërkoj mëshirën edhe të organit procedues por e kam bërë sa më sipër nisur nga vështirësitë ekonomike dhe shëndetësore të familjes time.”– ka thënë Nimani para togave të zeza, citon “BalkanWeb”.

Gjykata e Tiranës mbajti sot seancën gjyqësore për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Lici, dhe dy personat e tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij, Dedë Nimani dhe Luan Gaci, të cilët u arrestuan pak ditë më parë për trafik droge. Dy të parët u lanë burg, ndërsa Baçi në “arrest shtëpie”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *