Vendosni fjalën kyçe....

Studimi i OBSH-së: Orët e gjata në punë po rrisin rrezikun e vdekjes nga zemra dhe goditjet në tru


Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit.

Siç shkruan BBC, ky është studimi i parë global i këtij lloji i cili tregoi se 745 mijë njerëz vdiqën në vitin 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata në punë.

Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit.

OBSH gjithashtu tha që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila po ndryshon mënyrën e të punuarit dhe po rrit mundësinë për të punuar me orë më të gjata.

Hulumtimi zbuloi se puna në 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orësh.

Studimi, i kryer në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu tregoi pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i punës me orë të gjata ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.

Edhe ose studimi nuk mbulonte periudhën e pandemisë, zyrtarët e OBSH-së thonë se kalimi i punës në distancë dhe ngadalësimi ekonomik mund të kenë rritur rreziqet që lidhen me orët e gjata të punës.

“Ne kemi disa prova që tregojnë se kur vendet hyjnë në bllokim kombëtar, numri i orëve të punës rritet me rreth 10%.”– tha oficeri teknik i OBSH-së, Frank Pega.

OBSH sugjeron që punëdhënësit duhet ta marrin parasysh këtë kur vlerësojnë rreziqet e shëndetit në punë të punëtorëve të tyre.

“Është me të vërtetë një zgjedhje e zgjuar për të mos rritur orët e gjata të punës në një krizë ekonomike.”- vazhdon Pega.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *