Eno Bozdo është dorëhequr sot nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike, i ngritur mbrëmjen e djeshme për zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e partisë.
Komisioni u votua mbrëmë nga Këshilli Kombëtar ndërsa dorëheqjen e ka pohuar vetë Bozdo në një reagim për BW.
Arsyet e dorëheqjes sipas tij janë personale ndërsa nuk do i bëjë të ditura ato për publikun për arsye etike. Vendin e tij në komision do e marrë Çlirim Gjata.
Kryetar i komisionit është Jemin Gjana ndërsa anëtarët e tjerë janë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Albert Avduli e Gjokë Vuksani.