Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte lëndë të rrezikshme, treni në SHBA del nga shinat dhe përfshihet nga flakët (PAMJET)


Një incident i frikshëm ka ndodhur në SHBA, ku një tren ka dalë nga shinat dhe ka shpërthyer në flakë.

Incidenti ndodhi ditën e dielë rreth orës 14:00 në Sibley (Iowa) dhe përfshiu rreth 47 vagonë të trenit, të cilët u përmbysën.

Ekuipazhi brenda në tren nuk u lëndua.

“Ne e dimë që makinat e prekura mbanin acid klorhidrik, hidroksid kaliumi dhe asfalt.”– tha për CNN një zëdhënës i Union Pacific, Robynn Tysver.

Banorëve të zonës iu kërkua të evakuoheshin e për ata që nuk e bënë këtë, “u këshilluan të hapnin dritaret në të dy anët e shtëpive të tyre dhe të pozicionoheshin në mes”.

“Kjo është një masë sigurie në rast se një vagon hekurudhor shpërthen.”- shkroi zyra e sherifit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *