Vendosni fjalën kyçe....

Meta letër Kuvendit: Pse Komisioni Hetimor nuk mund të më shkarkojë, kjo nismë është hakmarrje


Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Presidenti Ilir Meta sqaron të gjitha arsyet pse Komisioni Hetimor Parlamentar nuk mund të marrë vendim për shkarkimin e tij.

Një nga argumentet që Meta përdor, është se ky Kuvend nuk ka opozitë, një fakt që sipas tij e bën jo legjitim për të kryer veprimtari hetimore.

“Ky Kuvend, si në asnjë vend tjetër demokratik, që prej muajit shkurt 2019, nuk ka opozitë reale brenda tij. Ndaj dhe mungesa e opozitës në Kuvend, është një arsye më shumë, se përse Kuvendi aktual njëpartiak, në këto kushte, në këtë periudhë/kohë, e në këto rrethana, nuk gëzon asnjë legjitimitet për të ngritur, dhe as për të kryer veprimtari hetimore.”– shkruan Meta.

Po ashtu, ai i kërkon nga Kuvendi që të reflektojë dhe të shfuqizojë vendimin për miratimin e raportit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij dhe të ndërpresë të gjitha procedurat hetimore parlamentare që po zhvillon ky komision.

Meta argumenton se ky komision nuk mund të marrë vendime, pasi ndodhet në një periudhë tranzitore dhe nuk ka as kohë dhe as legjitimitet të ndërmarrë “iniciativa për asnjë lloj veprimtarie hetimore, ndaj askujt, dhe për asnjë arsye”.

Në këtë letër, Meta thotë se “nisma të ndërmarra në forma dhe mënyra të tilla, janë të papranueshme për shoqëritë demokratike, konsiderohen hakmarrje, pse jo dhe puç institucional apo ‘grusht shteti’, për kapjen e institucioneve kushtetuese”, që në rastin konkret sipas tij po tentohet të realizohet kundër institucionit të Presidentit të Republikës.

Edhe pse kjo nismë është një hakmarrje sipas tij, ai garanton se do të jetë i vetmi institucion që nuk u frukësua e as detyrua të shkelë Kushtetutën.

Kliko këtu për letrën e plotë të Metës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *