Vendosni fjalën kyçe....

PD hap garën për kryetarin: Kandidaturat pranohen deri më 22 maj


Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kryetar të kësaj partie për zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor.

Ky komision ka përcaktuar dhe kriteret për çdo kandidaturë, ndërsa thekson se kandidaturat do të pranohen deri më 22 maj.

Kujtojmë se dy ditë më parë Partia Demokratike mblodhi dy forumet më të larta të saj për të diskutuar, analizuar dhe marrë vendime pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë mbledhjes Fatbardh Kadilli i tha Bashës se nuk është i pazëvendësueshëm duke i kërkuar dorëheqjen.  Më tej pas diskutimeve Kryesia vendosi edhe datën e zgjedhjeve 13 qershor, si dhe përcaktoi emrat e Komisionit Zgjedhor që do merret me organizimin e tyre.

NJOFTIMI I PD-së

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:

– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;

– kontributit në fushata elektorale;

– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;

– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;

– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe

– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021. Formulari gjendet në faqen zyrtare në internet të Partisë Demokratike ose mund të tërhiqet pranë Sekretarisë së Komisionit.

Për çdo informacion shtesë lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në numrin +355 4 22 76 920.

KOMISIONI ZGJEDHOR

SELIA QENDRORE E PARTISË DEMOKRATIKE

Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *