Kreu i Komisionit Zgjedhor për kreun e PD-së, zgjedhje që do mbahen më 13 qershor, Jemin Gjana, tha se selia blu është e interesuar për një proces të drejtë zgjedhor për të gjithë kandidatët.
Gjana shtoi më tej se koha e lënë për fushatë është e mjaftueshme për të gjithë kandidatët në garë.
Sipas tij, këto zgjedhje është shtuar një javë më shumë krahasuar me fushatën për zgjedhjet në vitin 2017.
“Pavarësisht komenteve të jeni të sigurt që PD dhe unë si kryetar jemi të interesuar për një proces të drejtë zgjedhor. Koha e paracaktuar deri në zgjedhje është kohë e mjaftueshme për fushatë. Është e pamundur që të shkohet seksion më seksion, por është e mundur që të shkohet në 12 qarqe për 12 ditë. Kemi shtuar dhe një javë më shumë se sa fushata e vitit 2017.” – tha Gjana.