Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn


Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit.

Vendimi është dhënë sot e Habilaj ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ai është dënuar për trafik lëndësh narkotike e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Pjesë e dosjes ishin edhe Nezar Seiti  Maridian Sulaj. Seiti është dënuar përfundimisht me 9 vjet burg, kurse Sulaj me 3 vjet burg.

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, ka qenë i pari që denoncoi publikisht lidhjen e ish-ministrit tw Brendshëm Saimir Tahiri me klanin e Habilajve në Vlorë, të cilët i ka kushërinj.

Pas përplasjeve që ish-shefi i Antidrogës shqiptare Dritan Zagani pati në vendin tonë me ish-ministrin, ai u strehua në Zvicër ku ka fituar azil politik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *