Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie në kanalin me ujë në aksin Milot-Mamurras, humbin jetën dy persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Mamurras. Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin dy persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Dy personat që banonin njëri në Durrës e tjetri në Tiranë, nuk kanë mundur dot të mbijetojnë.

 “Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit për të mësuar nëse në automjet ka pasur persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *