Të tjera hollësi janë zbuluar nga përdhunimi në grup i një 15-vjeçareje në Lezhë, për të cilën akuzohen disa persona.
BW shkruan se të miturës i është dhënë drogë dhe pasi është rrëmbyer kur po dilte nga shkoll, është dërguar larg fshatit.
Sipas gazetares Anila Ahmataj, e mitura është kërcënuar me jetën e familjarëve nëse do tregojë për ngjarjen e rëndë.
“E kanë kërcënuar me armë, i kanë dhënë lëndë narkotike, e kanë rrëmbyer teksa po kthehej nga shkolla, e kanë çuar larg fshatit. Ata e kanë rrëmbyer me një makinë, ku i kanë dhënë diçka për të pirë. Vajza ka thënë se nuk mban mend pastaj asgjë. Pasi e kanë abuzuar, ata i kanë dhënë një telefon dhe i kanë thënë të përgjigjet në çdo rast, pasi në të kundërt do t’i vrasin motrën, familjarët. Unë isha te familja, ata janë në gjendje shumë të rënduar, vetëm qajnë.” – shkruan BW.