Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpalli sot Sali Berishën dhe familjen e tij si ‘persona non grata’ për SHBA.
Në deklaratën e tij, Blinken, theksonte se Berisha ishte i përfshirë në korrupsion të madh gjatë kohës si kryeministër i vendit si dhe kishte penguar drejtësinë të bënte detyrën e saj.
Megjithatë shpallja ‘non grata’ e Berishës dhe fëmijëve të tij ishte diçka që aludohej nga kundërshtarët e tij politik. Në vitin 2019, Rama e pyeti publikisht atë nëse mund të udhëtonte drejt SHBA-së.
Shpallja noj grata e Berishës vjen pak ditë para zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku Lulzim Basha ndihet i rrezikuar. Një përcaktim i tillë nga administrata amerikane, u pret rrugën fëmijëve të Berishës, Argita e Shkëlzen për të marrë kreun e PD-së.
Berisha, ka qenë një kundërshtar i hapur i George Soros, të cilin e ka përmendur në disa raste edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Po le të ndalemi pak te Sekretari i Shtetit, Blinken.
Pas zgjedhjes si president i SHBA-së, Biden e caktoi Antony Blinken, si Sekretar Shteti. Zgjedhja e tij, por edhe e emrave të tjerë në pozicione kyçe të administratës, tregon sipas analistëve të gjeopolitikës se SHBA-ja do i rikthehet rolit të dikurshëm dhe do përpiqet ë rivendosë hegjemoninë globale.
Ai është djali i një çifti hebrejsh, ish-ambasadorit amerikan në Hungari (1994-1997) Donald Blinken dhe Judith Frehm. Edhe njerka e tij, Vera Blinken është hebreje që u largua nga Hungaria bashkë me të shoqin pas Revolucionit të vitit 1956. Babai dhe njerka i Blinken, Donald e Vera, ndihmuan Univeristetin e Europës Qendror në Budapest (CEU) si dhe Fondacionin për Shoqëri të Hapur të miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros.
Përplasja e viteve të fundit mes kryeministrit konservator hungarez Viktor Orban dhe Fondacionit Soros në Hungari, pjesë e së cilës është edhe Universiteti i Europës Qendrore, është një çështje personale mes Orban e Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, prindërit e së cilit kanë lidhje të forta me George Soros, fondacionin e tij në Hungari dhe Universitetin e Europës Qendrore.
Akivat e këtij universiteti janë emërtuar me emrin Donald e Vera Blinken në shenjë mirënjohjeje ndaj çiftit për mbështetjen e tyre të pakursyer e bashkëpunimin shumëvjeçar me ta.
Sipas mediave hungareze, zgjedhja e Blinken është një lajm shumë i mirë për George Soros, që kalidhje të forta me administratën e Joe Biden. Babai e njerka e tij, Donald e Vera Blinken, kanë pasur lidhje të forta me qeverinë Liberal-Socialiste në vitet 1994-1998 e janë gjithashtu aleatë të George Soros.
Çështja e përplasjes Orban-Soros pritet të jetë personale për Blinken, por mbetet për t’u parë sa do mundet ai ta godasë kryeministrin hungarez në një Europë të dominuar nga Gjermania.
*Materialet për shkrimin marë nga Hungarytoday.hu e Osaarchivum.org publikuar nga Altin Goxhaj në Facebook