Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do mbajmë premtimin për rritjen e pagave me 40% për mësuesit


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara mësuesve të cilët ishin pjesëmarrës në RTSH Shkolla, deklaroi se qeveria e tij do ta mbajë premtimin, për të rritur pagat e mësuesve me 40 përqind, brenda këtij mandati.

Rritja e pagave për ju 40 përqind do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati. Mësuesit sot punojnë në kushte shumë më të mira, por ka edhe shkolla që kanë nevojë të rindërtohen. Nxënësve t’ju japim më shumë zeje dhe të ushtrohen, për të pasur një zanat në të ardhmen. Ne do të fusim anglishten që në klasën e parë. Këtë e bëjmë, që shqipja dhe anglishtja të jenë dy gjuhë, që të njihen nga fëmijët e Shqipërisë. Kemi mësues që janë më mirë se edhe drejtorët. Të njëjtën gjë që bëjmëë me mësuesit, të bëjmë edhe me drejtorët. Drejtorët nuk duhet të jenë monoklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive”, tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *