Lihet në “arrest me bug”, 26-vjeçari Edison Arrazi, i cili dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.
Vendimi u mor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodë.
Kujtojmë se Arrazi u arrestua sëbashku me 15-vjeçarin Ergys Malja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën.
Arrazi u tha se kishte dijeni për ngjarjen, por në procesverbalin e arrestimit të policisë, rezulton i arrestuar vetëm për shkak të sasisë së drogës që është gjetur në banesën e tij dhe jo lidhur me vrasjen e 32-vjeçarit Mustafa.
Vëllai i 26-vjeçarit, Ergys Arrazi tha se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën e gjetur në magazinën.
“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton Policia e Shtetit që e dyshon vetëm për droge. Vëllai ne momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.”- tha Arrazi.