Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një i ri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës pak çaste më pare, pasi ishte plagosur me thikë.
Sipas “Balkanweb”, 20-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet A.L është plagosur me thikë në pjesën e qafës.
Incidenti ka ndodhur në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur incidentit dhe shkaqet që i shtynë të rinjtë drejt një përplasjeje të tillë.
“Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen ’24 Maji’, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.