Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e 15-vjeçarit për ekzekutimin e Endri Mustafës: Ibrahim Lici na doli para, Endri i tha “mos më vrit se kam fëmijë”


Të tjera hollësi zbulohen mbi ngjarjen e ndodhur në Shkodër ditë më parë, kur u vra Endri Mustafa.

15-vjeçari i arrestuar për ngjarjen, në dëshminë e tij ka akuzuar Ibrahim Licin si autor të krimit.

Minoreni Ergys Malja ka treguar se me viktimën kishin bërë muhabet hashashi dhe natën e ngjarjes, kishte shkuar për ta ndihmuar 15-vjeçarin të çonte kanabisin në shtëpi.

“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit. Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e livadheve. Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’. Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur gropa e ekskavatorit. Lici kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje dhe në fytyrë. Ibrahim Lici i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja.”– ka deklaruar minoreni.

Ergys Malja është arrestuar lidhur me ngjarjen, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje i Ibrahim Licit, i dyshuari kryesor. Mirëpo kujtojmë se përkundër hetimeve të policisë dhe shkrimeve në medie, gruaja e viktimës ka deklaruar se nuk beson se ka qenë Lici ai që i ka marrë jetën të shoqit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *