Vendosni fjalën kyçe....

Peshku fosil ‘i zhdukur’ që mendohet se ka jetuar 420 milionë vjet më parë, kapet i gjallë


Një peshk fosil që i paraprin dinosaurëve është gjetur i gjallë, pavarësisht se shkencëtarët më parë besonin se ai ishte zhdukur.

Peshku, i quajtur Coelacanths, u zbulua aksidentalisht nga një grup gjuetarësh peshkaqenësh në Afrikën e Jugut në Oqeanin Indian pranë brigjeve të Madagaskarit.

Coelacanths u rishfaqën për herë të parë nga zhdukja në 1938 dhe shkencëtarët detarë po bëjnë thirrje për forcimin e masave të ruajtjes, për të mbrojtur peshqit që datojnë 420 milionë vjet më parë.

Pas gjetjes së peshkut në vitin 1938, biologët detarë u habitën me zbulimin e para pak ditëve e thanë se peshku fosil ’ishte kthyer nga të vdekurit’.

Që kur u rishfaqën, më shumë peshq janë kapur në brigjet e Afrikës së Jugut, Tanzanisë dhe Ishujve Komore, raporton platforma jofitimprurëse e ruajtjes së mjedisit, Mongabay News.

Coelacanths zakonisht jetojnë rreth 328 deri 492 metra nën sipërfaqen e ujit, raporton Newsweek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *