Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pesë personat që akuzohen për përdhunimin e një 15-vjeçareje.
Ata janë Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adriano Gjikola 17 vjeç.
Pesë të lartpërmendurit akuzohen për përdhunimin, drogimin e shantazhimin e një të miture nga fshati Tarazh i Mirditës.
Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të familjarëve të vazjës së mitur. Pesë personat e lartpërmendur akuzohen se pasi e kanë rrëmyber 15-vjeçaren, i kanë dhënë lëndë narkotike e më pas e kanë përdhunuar.
Pas kësaj, ata e kanë kërcënuar me jetëne familjërëve të saj që të mos fliste.