Vendosni fjalën kyçe....

Qindra persona ia  mbathin në panik, teksa ndërsa 300 metra e lartë lëkundet në mënyrë të pashpjegueshme (Video)


Banorët e një qiellgërvishtësi në në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen, u urdhëruan të lirojnë ndërtesën pasi ajo filloi të dridhej, duke krijuar kaos në rrugët përreth. Zyrtarët thonë se nuk në qytet nuk kishte asnjë tërmet.

Ndërtesa 300 metra e lartë, SEG Plaza është një nga rrokaqiejt më të lartë në Shenzhen, por ndërtesa mbresëlënëse duket se ka vuajtur nga çështje të pashpjegueshme strukturore.

Në kullë ndodhet një treg të madh elektronik, zyra të shumta si dhe apartamente.

Disa video të postuara në mediat sociale tregojnë pjesë të strukturës që lëkunden para dhe mbrapa. Një video e filmuar kinse brenda ndërtesës, tregon brendësinë e një dhome që dridhet.

Në rrugët më poshtë, lëkundja e pasigurt e qiellgërvishtësit gati shkaktoi një shtypje mes njerëzvë të cilët largoheshin në kaos.

Ndërtesa u evakuua dhe u mbyll pasi të gjithë personat dolën jashtë. Zyrtarët e menaxhimit të emergjencave thanë në një deklaratë se asnjë tërmet nuk u regjistrua në qytet sot dhe se agjencitë përkatëse qeveritare po kontrollonin se çfarë e shkaktoi dridhjen e ndërtesës së lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *