Një aksident ka ndodhur në Tapizë pasditen e sotme ku një makinë ka përplasur një motor pa targa.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale B.S i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi I. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për
për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.