Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se përpara dy vitesh ishte deklarata që do shpallesha “non grata” me akuzën e konspiracionit ndaj politikës së jashtme.
Më tej Berisha thotë i kërkon Palmerit që të paraqesë provat ku mbështetet deklarata për shpalljen “non grata”.
“Po. E mora vesh, ma dërgoi dikush tëitterin e tij dhe aty e mora vesh. Para 2 vitesh ka qenë ajo që këta do ta shpallin “non grata” sepse ka akuzën e konspiracionit ndaj politikës së jashtme amerikane sepse kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës. Këtë nuk e kam nga burime amerikane, por nga burimet më të larta shqiptare. Do i kërkoja z.Palmer që të paraqesë provën më të vogël. Nëse mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që pretendon, është e pamundur”-deklaroi Berisha.