Vendosni fjalën kyçe....

Pas 11 ditësh bombardime, hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit


Ka hyrë në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit në Rripin e Gazës.

Siç shkruan BBC, armëpushimi filloi këtë mëngjes duke i dhënë fund 11 ditëve të bombardimeve, të cilat i morën jetën më shumë se 240 njerëzve, pjesa më e madhe e tyre në Gaza.

Shumë palestinezë dolën në rrugët e Gazës menjëherë pasi filloi armëpushimi, ndërsa një zyrtar i Hamasit paralajmëroi se duart e tij “janë në këmbëz”. Armëpushimi filloi në orën 02:00 të Premten dhe menjëherë një numër i madh palestinezësh dolën në rrugë me makina dhe në këmbë për të festuar. Në Gaza, shoferët u binin borive, ndërsa altoparlantët nga xhamitë shqiptonin “fitoren e rezistencës”.

Ushtria e Izraelit më vonë tha se po hiqte pothuajse të gjitha kufizimet e jashtëzakonshme të lëvizjes në të gjithë vendin.

Si Izraeli dhe Hamasi, të dyja palët kanë pretenduar fitoren në këtë konflikt.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha se armëpushimi solli “mundësi të mirëfillta” për përparim. Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite synuan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u hakmor me raketa.

Luftimet filluan në 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor, ku pati përleshje në një vend të shenjtë të nderuar si nga myslimanët dhe nga hebrenjtë. Hamasi filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej, duke nxitur palën tjetër të niste sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 232 njerëz, mes të cilëve më shumë se 100 ishin gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza. Izraeli ka thënë të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamasi nga ana tjetër nuk jep shifra të viktimave nga luftëtarët. Në Izrael nga ana tjetër kanë mbetur të vrarë 12 vetë, përfshirë dy fëmijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *